Bota

Koronavirusi/ BE kërkon të hapë kufinjtë sërish pas masave të COvid-19

12 Maj 2020, 11:28 Nga DOSJA
Koronavirusi/ BE kërkon të hapë kufinjtë sërish pas

BRUKSEL– Çështja e hapjes së kufijve mes vendeve të BE është një temë mjaft e përfolur kohët e fundit, por sërish BE-ja ka kërkuar të veprojë gradualisht për hapjen e kufijve.

Komisioni Europian kërkon të zbatojë një plan të tillë.

“Teksa situata shëndetësore përmirësohet gradualisht, vëmendja duhet të zhvendoset te liria e lëvizjes së njerëzve,” thuhet në një draft të përgatitur në Bruksel.

Edhe në Gjermani ka presion të madh për të hapur kufinjtë me vendet fqinje.

Sipas KE, shtyrja e vendimit për hapjen e kufijve jo vetëm do jetë një barrë e rëndë në funksionimin e tregut të brendshëm europian, por edhe do dëmtojë jetën e miliona njerëzve, të cilëve po u mohohen përfitimet e lëvizjes së lirë.

Fillimisht do të lehtësohen kontrollet në kufinjtë e vendeve që kanë numër thuajse të krahasueshëm infeksionesh. Gjithashtu  KE kërkon që të bëhen një numër i mjaftueshëm testimesh.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne be koronavirusi ne be

Sondazh

Poll