Bota

Trump përplaset me gazetaren, i kujton prejardhjen kineze: Këtë pyetje duhet t’ia bësh Kinës (VIDEO)

12 Maj 2020, 10:17 Nga DOSJA
Trump përplaset me gazetaren, i kujton prejardhjen kineze: Këtë

SHBA– Ditën e sotme gjatë një konference për shtyp Presidenti amerikan Donald Trump është përplasur me gazetaren e CBS News Weijia Jiang. Në momentin kur  gazetarja me prejardhje nga Kina e pyeti Trumpin pse testimi është një konkurs global për të. Ndërkohë Presidenti iu përgjigj gazetares se pyetja që ajo i bëri në fakt duhet t’i shtrohet Kinën dhe jo Qeverisë amerikane.

Mediat e huaja shkruajnë se edhe më parë Presidenti Trump ka bërë komente në lidhje me prejardhjen e gazetares Jiang. Përgjigjia e Trump ishte e qëllimshme ndaj gazetares duke e quajtuar të keqe pyetjen, duke i thënë që ta kërkojë përgjigjen në Kinë e jo në Amerikë.

Mësohet se Gazetarja e CBS, Weijia Jiang është rritur në Kinë deri në moshën dy vjeçare. Kjo konferencë për shtyp  me këtë përgjigje të Trump  mori një kthesë të çuditshme të Trump.

“Epo, ata po humbasin jetën e tyre kudo në botë. Dhe mbase kjo është një pyetje që duhet t’i bëni Kinës.  Mos më bëj. Bëni këtë pyetje Kinës. Në rregull? Kur i bëni atyre këtë pyetje, ju mund të merrni një përgjigje shumë të pazakontë. Unë nuk po e them konkretisht. Unë po ua them këtë të gjithëve që do të shtronte një pyetje të keqe si kjo.”- tha Trump.

“Kjo nuk është një pyetje e keqe. Pse ka rëndesi?”- u përgjigj Jiang.

Burimi: manchestereveningnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba presidenti donald trump weijia jiang koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba presidenti donald trump weijia jiang

Sondazh

Poll