Bota

“Jam i gatshëm të arrestohem” Biznesmeni i fuqishëm i makinave shkel masat e Covid-19, rihap fabrikën në Kaliforni

12 Maj 2020, 11:57 Nga DOSJA
“Jam i gatshëm të arrestohem” Biznesmeni i fuqishëm i

KALIFORNI– Shefi Ekzekutiv Elon Musk ka thënë ditën e djeshme tha se ka rinisur prodhimi i makinave elektrike në fabrikën e tij në Kaliforni, edhe pse është ende në fuqi urdhri për të qëndruar mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, Musk tha se është i gatshëm të arrestohet.

Nëse dikush arrestohet, kërkoj që ai të jem unë.”- është shprehur Musk. Sipërmarrësi i famshëm tha ndër të tjera se është krijuar një lëmsh pasi sipas tij zyrtarët e shtetit e kanë miratuar rihapjen e fabrikës, por më pas ajo është bllokuar nga autoritetet lokale.

Sipas tij, mendohet që Tesla po “veçohet”, pasi prodhuesit e tjerë të makinave në Shtetet e Bashkuara janë lejuar të rihapen.

Vendi ku ndodhet fabrika e tij, ka vendosur që t’i mbajë mbyllur bizneset, duke përjashtuar  ato që konsiderohen thelbësore, deri në fund të majit. Autoritetet vendore thonë se nuk e konsiderojnë Tesla-n biznes thelbësor.

Ndërkohë kujtojmë se SHBA është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi, ku deri më tani ka mbi 81 mijë viktima dhe mbi 1.3 milionë të infektuar.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elon musk koronavirusi ne shba elon musk koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll