Aktualitet

Banorët e Beratit në protestë, firma private privatizon burimin e Sinecit

12 Maj 2020, 11:54 Nga DOSJA
Banorët e Beratit në protestë, firma private privatizon burimin e

Berat- Banorët e fshatit Sinec në Berat janë ngritur në protestë, në sheshin para zyrave të qendrës administrative të ish-komunës Lumas,  pasi një firmë private po privatizon në burimin e këtij fshati. Qytetarët janë shprehur se nuk do ta lejojnë këtë gjë, pasi ky burim furnizon me ujë shumë familje.

“Burimi i Sinecit, i vetmi burim jete për ne.”, shprehet një nga protestuesit. Ata kanë theksuar se nëse nuk do marrim  një përgjigje serioze do të vijojnë protestën.

Ndërkohë, banorët kanë bërë edhe disa herë ankesa për këtë problem, por zëri tyre ka vajtur në vesh të shurdhët. Burimi i Sinecit është një nga burimet më të bukura. Uji rrjedh përgjatë përrenjve dhe vijon përmes kodrave dhe fshatit me të njëjtin emër Sinec.Vitet fundi ky fshat është kthyer në një atraksion turistik dhe për banorët është një burim të ardhurash.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burimi sinecit proteste ne berat burimi sinecit proteste ne berat

Sondazh

Poll