Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Vragat në fytyrë nga turnet e gjata na mësuan se hero të bën sakrifica. Manasit

12 Maj 2020, 08:03 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Vragat në

Shqipëri- Sot është Dita Botërore e Infermierëve. Kjo ditë është përkujtimi i ditëlindjes së  Florence Nightingale, infermieres e cila ka sherbyer  dhe ka ndikuar në ngritjen e rolit të infermierit në mbarë botën. Nightingale hodhi themelet e infermierisë profesionale me themelimin e shkollës së saj të infermierisë në Spitalin “St Thomas” në Londër në vitin 1860. Ishte shkolla e parë infermierore laike në botë dhe tani është pjesë e “King’s College London”.

Për këtë ditë nuk kanë munguar edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.

 

Në një postim në Facebook Rama u shpreh se infermierët janë heronj, pasi kanë luftuar çdo ditë me COVID-19. Ai theksoi  se ka mirënjohje për çdo infermier që është në vijën e parë të luftës me virusin. Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se  infermierët janë zemra e sistemit shëndetësor.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita ndërkombëtare e infermierëve edi rama ogerta manastirliu dita ndërkombëtare e infermierëve edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll