Aktualitet

“Mos hajd të punosh këtu, toka është e imja”/ Detaje nga krimi makabër në Skrapar, shkak konflikti i pronësisë

12 Maj 2020, 06:44 Nga DOSJA
“Mos hajd të punosh këtu, toka është e imja”/

Skapar- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë Skapar, ku 77-vjeçari, Ramadan Çela u vra nga kushëriri i tij 37-vjeçari Hamza Çela. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një konflik për pronën. Të njëjtat burime bëjnë me dije se  viktima jetonte pjesën më të madhe të vitit në Poliçan te nipërit e tij, por rikthehehej herë- pas here në shtëpinë në fshat Jaupas, pasi kujdesej për tokat.

Ditën e djeshme në këtë fshat ai është përballur edhe 37-vjeçarin, i cili gjatë sherri mes tyre mësohet t’i ketë thënë  viktimës: “Mos hajde më këtu të punosh se toka është e imja’.  Këtu ka linduar edhe sherri dhe 37 vjeçari nuk ngurroi ta vriste me thikë. Po kështu, mësohet se autori dhe viktima kanë pasur edhe konflike të mëparshme.

Tashmë, autori i krimit të rëndë ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. Ai shëtiste nëpër fshat me thikë në dorë dhe me duart e bluzën me gjak. 37-vjeçari Hamza Çela mësohet se kishte qënë i dënuar më parë për “dhunë”, ndërkohë që rezulton se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej vitesh me medikamente. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një sherri për çështje pronësie.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela

Sondazh

Poll