Aktualitet

Greqia zgjat deri më 31 dhjetor lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë, këto janë kategoritë që përfitojnë

12 Maj 2020, 07:36 Nga DOSJA
Greqia zgjat deri më 31 dhjetor lejet e qëndrimit për

Greqi-Shteti grek ka vendosur që të zgjatë lejet e qëndrimit për emigrantët deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Ky vendim është marrë së fundmi nga ministria greke e Emigracionit, për shkak të pandemisë së shkaktuar COVID si dhe për shkak të mbylljes së kufijve, pasi u pezulluan dhe procedurat për dokumente. Po kështu në Aktin Normativ për paketën e masave ekonomike e sociale të qeverisë greke, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar.

Kategoritë e përfshira në shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së lejeve të qëndrimit janë: 

1-Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

2-Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

3. Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafët e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.

4.Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator. 

Burimi: lawspot

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lejet e qëndrimit në kreqi qeveria greke lejet e qëndrimit në kreqi qeveria greke

Sondazh

Poll