“Jeni zemra e sistemit shëndetësor”/ Manastirliu në Ditën Botërore të Infermirëve: Vlerësim për punën e palodhur
12 Maj 2020, 07:52Nga DOSJA
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur falenderim të përzemërt për infermierët që u përballën në vijën e parë në luftë ndaj COVID-19.
Nëpërmjet disa fotografive të realizuara gjatë epidemisë në Spitalet COVID, ministrja Manastirliu ka prezantuar heronjtë e ditëve të sotme dhe ka shprehur vlerësim për punën e çdo infermieri nga Spitalet COVID tek Urgjenca Kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet. Manastirliu shkruan në Facebook se infermierët janë zemra e sistemit shëndetësor.
“Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit. Infemierët e sistemit tonë shëndetësor! #DitaBotëroreInfermierëve #BASHKË “, shprehet ministrja e Shëndetësisë.
Foto të publikuara nga ministrja:
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SKRAPAR– Dosja.al sjell detaje të reja nga krimi i rëndë që tronditi Skraparin një natë më parë. Personi që shikoni në foto është pikërisht Hamza Çela, i...
Greqi-Shteti grek ka vendosur që të zgjatë lejet e qëndrimit për emigrantët deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Ky vendim është marrë së fundmi nga ministria grek...
COVID-19 prek në radhë të parë mushkëritë dhe traktin respirator dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë, marrje fryme dhe me pneumoni. Por ...
Tiranë- Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga flakët një makinë, pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Mësohet se makina ka marrë flak...
SKRAPAR– Nipi i Ramdan Cellës, 77-vjeçarit që u masakrua me thikë një natë më parë në Skrapar. Në një deklaratë për Report TV, ai tregon bisednë e fundit...
Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit në Krujë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 2 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 70 persona kanë kryer analizën ...
SKRAPAR– Bujar Çela, nipi i viktimës Ramadan Cela që u masakruar me thikë një ditë më parë në Skrapar, ka treguar detaje horror nga krimi i rëndë. Në një...