Aktualitet

Horrori në Skrapar, del fotoja autorit të masakrës që i preu kokën dhe i shkuli zemrën të moshuarit, dëshmia e nipërve:

12 Maj 2020, 07:38 Nga DOSJA
Horrori në Skrapar, del fotoja autorit të masakrës që i preu

SKRAPARDosja.al sjell detaje të reja nga krimi i rëndë që tronditi Skraparin një natë më parë. Personi që shikoni në foto është pikërisht Hamza Çela, i afërmi dhe fqinji i 77-vjeçarit, të cilin e masakroi me thikë një natë më parë.

Teksa i moshuari ndodhej në shtëpinë e tij, pasi kishte vaditur perimet, 37-vjeçari që tashmë është arrestuar ka marrë thikën dhe pas një dëbati me motiv pronësie, e ka prerë në fyt, i ka shkulur zemrën dhe i ka prerë damarët e duarve e të këmbëve.

Këto detaje të frikshme u treguan edhe nga nipërit e viktimës Ramadan Çela, Bujari dhe një tjetër që nuk është identifikuar.

Ata tregojnë se janë shokuar kur kanë parë trupin e xhaxhait të tyre, të masakruar me thikë. Njëri prej tyre shprehet se nuk e ka idenë se çfarë mund ta ketë shtyrë 37-vjeçarin të kryejë këtë masakër, pasi ata shkonin mirë si familje dhe viktima i jepte çdo ditë qumësht pa lekë autorit.

Ndërkohë Dosja.al ka zbardhur edhe detaje nga sherri që çoi në krimin makabër një ditë më parë. Mësohet se viktima jetonte pjesën më të madhe të vitit në Poliçan te nipërit e tij, por rikthehehej here pas here në shtëpinë në fshatin Jaupas, pasi kujdesej për tokat.

Gjithashtu burime për Dosja.al bëjnë  me dije se 37-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për dhunë dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor për të cilat kurohej prej vitesh me medikamente. Mësohet se  Çela është vëllai i një efektiveje të Policisë Rrugore në Berat, megjithatë nuk dihen më shumë detaje lidhur me identitetin e saj.

Ditën e djeshme në këtë fshat ai është përballur edhe 37-vjeçarin, i cili gjatë sherri mes tyre mësohet t’i ketë thënë  viktimës: “Mos hajde më këtu të punosh se toka është e imja”.  Këtu ka linduar edhe sherri dhe 37 vjeçari nuk ngurroi ta vriste me thikë.

Tahmë Çela ndodhet pas hekurave. Ai u vu në pranga teksa me thikën në dorë dhe I larë në gjak, tentonte të largohej në vendi i krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela bujar çela hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela

Sondazh

Poll