Aktualitet

“Ia kishte nxjerrë zemrën vendit e ia kishte bërë copa-copa”, nipi i viktimës tregon detaje horror nga krimi në Sk

12 Maj 2020, 06:42 Nga DOSJA
“Ia kishte nxjerrë zemrën vendit e ia kishte bërë

SKRAPAR– Bujar Çela, nipi i viktimës Ramadan Cela që u masakruar me thikë një ditë më parë në Skrapar, ka treguar detaje horror nga krimi i rëndë. Në një rrëfim për mediat, Çela tregon se Hamzai, autori i krimit, e kishte masakruar xhaxhain e tij me thikë duke i prerë damarët e duarve, të këmbëve dhe duke i copëtuar zemrën në copa.

Përsa i përket arsyes së krimit, Bujar Çela shprehet se nuk e ka idenë sepse ata shkonin mirë si familja, madje viktima i jepte çdo mëngjes qumësht pa para autorit të krimit, sepse ky i fundit nuk kishte.

Unë viktimën e kam xhaxha. Pak pasi ndodhi ngjarja më merr vëllai në telefon dhe më thotë mua ‘hajde se xhaxhai është keq pasi atë e kishte marrë në telefon vëllai i autorit dhe i kishte thënë: keni të sëmurë xhaxhanë’. Ikëm, vajtëm dhe na tha ai rrezik ka vdekur. Ikëm me shpejtësi në fshat, prapa shtëpisë xhaxhai kishte një bahçe me domate dhe kishte marrë zorrën për të vaditur. Ai i kishte rënë me thikë, i kishte prerë fytin, i kishte prerë damarët e duarve dhe damarët e këmbëve. Edhe zemrën ja kishte nxjerrë vendit. Ia kishte copëtuar me thikë copa-copa. Trupin e kishte mbuluar gjaku dhe policia na largoi nga vendngjarja. S’e kemi idenë si ishte kjo punë, se në kemi vajtje ardhje me ta. Ai I jepte qumështin çdo mëngjes pa lekë, se nuk kishte lekë. Ne jemi gjak, jemi fis pasi kemi një mbiemër por jemi kushërinj të largët. Nuk e dimë, as vetë s’e kemi kuptuar çffarë ndodhi,”– shprehet Çela.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit, në banesën që Ramadan Çela kishte në fshat, ku kishte shkuar prej disa ditësh i vetëm për tu kujdesur për tokat bujqësore dhe prodhimet e mbjella. Pas një sherri për çështje pronësie, 37-vjeçari ka marrë thikën dhe ka masakruar Çelën.

Tashmë, autori i krimit të rëndë ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela bujar çela hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela

Sondazh

Poll