Aktualitet

Virusi nuk largohet nga Kruja, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

12 Maj 2020, 06:50 Nga DOSJA
Virusi nuk largohet nga Kruja, dy raste të reja gjatë 24 orëve

Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit në Krujë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 2 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 70 persona kanë kryer analizën por vetëm 2 prej tyre kanë rezultuar të infektuar. Mësohet se të prekurit janë familjarë të rasteve të mëparshme me koronavirus. Tashmë numri i të infektuarve në këtë qytet ka shkuar në 58.

Fasoneritë në Krujë janë ende vatra të nxehta infeksoni. Javët e fundit në këto biznese janë infektuar me dhjetëra persona.

 872 të infektuar, 31 viktima dhe 654 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19, duke shënuar numrin më të ulët të rasteve ditore pozitive në 8 javët e fundit. Harta është zgjeruar me 2 raste në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.

J.V/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vikitmat e covid në shqipëri koronavirusi ne shqiperi vikitmat e covid në shqipëri

Sondazh

Poll