Aktualitet

22 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave hedhin lule në portin e Vlorës (VD)

28 Mars 2019, 09:48 Nga DOSJA
22 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave hedhin lule

VLORË– Ditën e sotme bëhen plot 22 vite që nga 28 marsi i vitit 1997 kur ndodhi Tragjedia e Otrantos. Dosja.al mëson se sot si çdo mars, familjarët e 57 viktimave që u mbytën pas përplasjes së dy anijeve, “Sibilla” dhe “Kateri i Radës”, kanë dalë me lule në duar, për të kujtuar të afërmit e tyre që nuk janë më.

Mësohet se familjarët janë ende në kërkim të drejtësisë për të ndjerët e tyre. Ata i kanë bërë thirrje shtetit që t’u japë dëmshpërblimet e merituara që ende s’i kanë marrë, edhe pas 2 2vitesh. Qytetarët shprehen të lënë pas dore nga qeveria.

Tragjedia e Otrantos ndodhi më 28 mars 1997, teksa anija “Kateri i Radës” u përplas në Detin Adriatik dhe përfundoi në fund të detit duke tronditur jetën e 115 personave. U gjetën 57 viktima, 34 mbijetuan, ndërsa 24 të tjerë, rezultojnë ende të zhdukur. Familjarët e viktimave, kanë kërkuar prej vitesh dretësi duke ju drejtuar gjyqeve, por kanë marrë vetëm disa dëmshpërblime të vogla.

Gjykata ka nxjerrë fajtor drejtuesin e anijes “Sibilla” Fabrizio Laudadion dhe drejtuesin shqiptar të “Katerit të Radës” Namik Xhaferrin, që janë dënuar me disa vjet burg.

“Kateri i Radës” është shndërruar në një relikë në Brindizi dhe mban emrin e personave që kanë humbur jetën në marsin e 97’.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 22 vite tragjedia e otrantos 28 mars 1997 kateri i rades namik xhaferri porti i vlores sibilla tragjedia e otrantos vlore 22 vite tragjedia e otrantos 28 mars 1997 kateri i rades namik xhaferri porti i vlores sibilla tragjedia e otrantos vlore

Sondazh

Poll