Aktualitet

Nora Malaj përlotet prapë: Protestojmë për shumë Nora që janë këtu, Rama ik!

28 Mars 2019, 11:32 Nga DOSJA
Nora Malaj përlotet prapë: Protestojmë për shumë Nora

TIRANË- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është ngjirur dhe përlotur gjatë protestës që është zhvilluar sot para parlamentit. Malaj tha se sot të gjithë qytetarët kanë dalë në protestë kanë një arsye për të rrëzuar qeverinë Rama, që sipas saj, varfëroi shqiptarët. Ish-deputetja e LSI shihet e emocionuar teksa flet para turmës së protestuesve, ndërkohë që e njëjta situatë  përsëritet me Malajn sa herë që ka protestë.

Miqtë e mi që keni ardhur sot këtu dhe keni mbushur këtë shesh. Për ju kam veshur këtë bluzë sot që simbolizon rilindjen e shpresës së madhe se ne sot jemi të gjithë së bashku. Jemi në ditën e 7 të protestës së madhe. 7 ditë i kanë mbetur për ti ardhur fundi i tij dhe i qeverisë së krimit. Sot janë këtu në emër të moshës së dytë. Të asaj moshe që bëri luftën, qe donte të ndërtonte dhe ti jepte kësaj Shqipërie të drejtën për të qenë vend demokratik. Të asaj luftë për ti dhënë zonjave dhe zotërinjve shansin e barabartë. Të asaj luftë për të mos i futur djemtë tanë në burg dhe për ti çuar në emigracion por për ti dhënë shansin për të fituar të drejta të barabarta. Të asaj lufte për gjyshet dhe gjyshërit tanë që sot janë këtu në shesh në emër të dashurisë për nipërit dhe fëmijët e tyre. Ndaj miq rruga jonë nuk ka kthim. Se rruga jonë nuk është vetëm për Norën dhe familjen e saj.  Por është për shumë Nora që janë këtu. Është për shumë djem dhe vajza, është për shumë prindër,është për të gjithë ne. Sot jemi përpallë këtij Parlamenti të kapur.  Populli ka rrethuar Parlamentin që ka marrë damkën e Parlamentit të krimit. Dhe pse e ka marrë këtë damkë. Sepse sot më shumë se kurrë nuk po realizohen ligje në interes të popullit por në interes të oligarkëve për të kapur popullin. Ne miqtë e mi jemi lind të lirë sepse kemi simbolin e shqiponjës dykrenore. Ndaj si Shqiponja do bëhemi të gjithë bashkë  për të thënë së bashku Rama Ik.

Nora Malaj, ish-deputete e LSI

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nora malaj perlotet protesta e opozites 28 mars 2019 nora malaj perlotet protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll