Aktualitet

Vrasja në Skrapar, Policia: Kemi arrestuar autorin, i sekuestruam dhe mjetin e krimit

11 Maj 2020, 17:39 Nga DOSJA
Vrasja në Skrapar, Policia: Kemi arrestuar autorin, i sekuestruam dhe

SKRAPAR- Policia e Skraparit ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 73-vjeçarit në fshatin Jaupas. Sipas një njoftimi, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku pas një konflikti për motive të dobëta  37-vjeçari H.Ç. ka qëlluar me thikë fqinjin e tij dhe e ka lënë të vdekur, 77-vjeçari Ramadan Çela.

“Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit. Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njoftimi i plotë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krimi ne skrapar policia skrapar ramadan çela krimi ne skrapar policia skrapar ramadan çela

Sondazh

Poll