Aktualitet

Zjarr tek Ministria e Financave? Sali Berisha publikon mesazhin: Ka marrë flakë e po del tym, është e qëllimshme

11 Maj 2020, 17:36 Nga DOSJA
Zjarr tek Ministria e Financave? Sali Berisha publikon mesazhin: Ka marrë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se flakët kanë përfshirë Ministrinë e Financave.

Në mesazhin e shpërndarë nga Berisha, sipas qytetarit, zjarri është i qëllimshëm dhe nga godina ka nisur që të dalë tym. 

“Qytetari dixhital denoncon: Bie zjarr ne Ministrine e Financave! Lexoni mesazhin e tij. sb. Pershendetje dr Ka ra zjarre ne ministrin e financave ne keto momende po del tym Dhe.mendoj se eshte zjarrvenie e qellimshme,“- shkruan Berisha.

Kjo ngjarje raportohet se ka ndodhur pak ditë pas “gurgulesë” që u ngrit në media për zjarrin tek Ministria e Shëndetësisë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak ditë më parë u shpreh se në katin e katërt të ministrisë së Shëndetetësisë ka rënë zjarr dhe janë djegur disa dokumente të tenderave sekret, që prej ditësh po kërkohen nga SPAK.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu u shpreh se kjo gjë nuk ishte  vërtetë, por Gazment Bardhi tha se PD ka prova për këtë ngjarje. Një ditë më pas (të dielën), PD publikoi dhe me e-mail ku jepeshin detaje për zjarrin e rënë në ministri. Por ky institucion reagoi e tha se ka qenë një incident dhe jo një zjarr.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e financave sali berisha zjarr tek ministria e finances ministria e financave sali berisha zjarr tek ministria e finances

Sondazh

Poll