Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Kuçovë, kapen duke kultivuar kanabis sattiva (EMRAT)

11 Maj 2020, 15:21 Nga DOSJA
Arrestohen 2 persona në Kuçovë, kapen duke kultivuar kanabis

TIRANË- Policia e Kuçovës ka arrestuar dy persona, në kuadër të operacion “Diga” dhe u ka sekuestruar në një banesë në fshatin Demollarë të qytetit të Kuçovës 100 kubikë me bimë narkotike “Canabis Sativa”, të gatshme për t’u kultivuar.

Mësohet së në pranga ka rënë Gerald Gjika, i njohur dhe si Klevis Sina 30-vjeç dhe Gentjan Bilishi 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.

Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentjan bilishi gerald gjika kultivimi i drogës policia kucove gentjan bilishi gerald gjika kultivimi i drogës policia kucove

Sondazh

Poll