Aktualitet

I riu shqiptar ndërron jetë në burgun grek, shoku i qelisë ka një thirrje për familjen e tij: T’i bëjnë autopsinë, sy

11 Maj 2020, 15:39 Nga DOSJA
I riu shqiptar ndërron jetë në burgun grek, shoku i qelisë

GREQIA– Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë në burgun e Trikallës. Lajmin e ka bërë të ditur gazetar Shpëtim Zinxhiria, e cili ka publikuar edhe të dhëna lidhur me shqiptarin e ndjerë.

Bëhet djalë për 36-vjeçarin me iniciale R.J., i cili vuante dënimin në godinën G-2 të burgut të Trikallës. Ai ishte prej më shumë se një viti në burg dhe priste dënimin nga Gjykata. Ndërkohë që në burg po ashtu ishte edhe bashkëshortja e tij.

Ndërkohë një shqiptar bashkëvuajtës me të, ka lënë të kuptohet se i riu nuk ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Familja e viktimës apo të afërmit duhet të bëjnë autopsinë për të parë shkaqet e vdekjes. Nuk duhen besuar ato që thonë këtu se sytë e mi kanë parë shumë…,”-është shprehur ai.

36-vjeçari bëhet shqiptari i katërt që ndërron jetë në bugjet greke, duke e çuar totalin e 28 muajve të fundit në 23.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi vdes shqiptari ne burgun grek greqi vdes shqiptari ne burgun grek

Sondazh

Poll