Aktualitet

Shtirej sikur shpërndante fletëpalosje/ Si u shfrytëzua koronavirusi për më shumë se 22 vjedhje në Athinë, ky është sh

11 Maj 2020, 17:09 Nga DOSJA
Shtirej sikur shpërndante fletëpalosje/ Si u shfrytëzua

GREQI– Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Helenike pasi akuzohet për kryerjen e plot 22 vjedhjeve në Athinë. Mësohet se shqiptari Martin Beqiri, bashkë me bashkëpunëtorët e tij kishin shfrytëzuar koronavirusin për të vjedhur.

Që të mos ngjallnin dyshime tek “viktimat” e tyre, ata hiqeshin si shpërndarës të broshurave të supermarketeve dhe më pas, pasi siguroheshin që nuk kishte asnjë person në shtëpi, hynin dhe grabisnin. Kjo skemë u përdor me sukses në 22 shtëpi, shumica në zonën e Atticës.

Mësohet se vlera e sendeve të vjedhura kap 130,000 euro, ndërkohë shqiptari është arrestuar edhe në të kaluarën për vepra të ngjashme.

Marrë nga Inewsgr.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi martin beqiri arrestohet shqiptari ne greqi martin beqiri

Sondazh

Poll