Aktualitet

E rëndë në Skrapar/ I riu konfliktohet me fqinjin e moshuar, merr thikën dhe qëllon për vdekje 77-vjeçarin. Arrestohet ng

11 Maj 2020, 17:23 Nga DOSJA
E rëndë në Skrapar/ I riu konfliktohet me fqinjin e moshuar, merr

SKRAPAR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Poliçanit. Një 77-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i moshuari është Ramadan Çela, i cili është qëlluar nga një 37-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme fshatin Jaupas të Skraparit, ku 37-vjeçari Hamza Çela ka qëlluar për vdekje të afërmin dhe komshiun e tij. 

Mësohet se pista kryesore e dyshimit për vrasjen është një sherr që ka nisur për çështje pronësie. Në momentin e vrasjes nuk ka pasur dëshmitarë, dhe i moshuari është gjetur nga fqinjët i shtrirë në tokë. 

Menjëherë pasi ka kryer krimin, i riu është larguar me shpejtësi nga banesa, për t’u kapur pas disa orësh nga Policia. Bashkë me të është gjetur edhe arma e krimit, të cilën i riu e kishte marrë me vete. 

Tanimë ai është dërguar në Polici, ku edhe pritet që të japë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur. Ende nuk dihet se përse ka nisur debati mes dy komshinjëve, që i kushtoi jetën të moshuarit. 

(a.b.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela

Sondazh

Poll