Aktualitet

Zjarri në Ministrinë e Shëndetësisë ‘djeg’ kokën e parë, kush është Shefja që dha dorëheqjen sot… kulisat që e

11 Maj 2020, 16:00 Nga DOSJA
Zjarri në Ministrinë e Shëndetësisë ‘djeg’

TIRANË- Marsela Serani, shefja juridike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë dorëheqjen. Burime për Dosja.al bëjne me dije se Serani është larguar nga posti i saj, fill pas rënies së zjarrit në ministri. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të këtij largimi, në në një kohë që ministria është vënë në qendër të sulmeve të PD, por mësohet se ka pasur përplasje me drejtuesit për firmosjen e disa dokumenteve.

Të njëjtat i thanë Dosja.al se shefja e sektrotit në drjetorinë juridike, nuk ka pranuar firmosjen e një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por dorëheqja e saj ka lidhje dhe me incidentin. Ndërkohë të kontaktuar nga Dosja.al zyrtar e Ministrisë së Shëndetësisë deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak ditë më parë u shpreh se në katin e katërt të ministrisë së Shëndetetësisë ka rënë zjarr dhe janë djegur disa dokumente të tenderave sekret, që prej ditësh po kërkohen nga SPAK. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu u shpreh se kjo gjë nuk ishte  vërtetë, por Gazment Bardhi tha se PD ka prova për këtë ngjarje. Një ditë më pas (të dielën), PD publikoi dhe me e-mail ku jepeshin detaje për zjarrin e rënë në ministri. Por ky institucion reagoi e tha se ka qenë një incident dhe jo një zjarr.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marsela serani ministria e shendetesise zjarri ne ministri marsela serani ministria e shendetesise zjarri ne ministri

Sondazh

Poll