Aktualitet

Flota e re e Policisë së Shtetit, Rama e Lleshajt falenderojnë BE-në: Do transformohet puna e policisë

11 Maj 2020, 06:06 Nga DOSJA
Flota e re e Policisë së Shtetit, Rama e Lleshajt falenderojnë

TIRANË– Policia e Shtetit nga sot do të ketë 196 automjete të tjera që do i shtohet flotës. Sipas informacioneve mësohet se makinat janë blerë 110 furgonë të rinj, që do të vihen në shërbim të patrullave dhe të grupeve të gatshme. Ndryshe nga furgonët e vjetër që ishin me ngjyrë blu, furgonët e rinj do të jenë me ngjyrë të bardhë, me një stemë të re policie, dhe me një shirit ngjyrë blu.

Mbi furgonë është i stampuar edhe flamuri kuqezi shqiptar, bashkë me flamurin e Bashkimit Europian, pasi një kontribut për këtë flotë të re ka një kontribut, pasi një pjesë të makinave janë dhuruar prej tyre.

 “? 196 AUTOMJETE TË REJA I SHTOHEN FLOTËS SË POLICISË SË SHTETIT ???? Vijon procesi i modernizimit të flotës së mjeteve të Policisë së Shtetit, e cila po dëshmon përditë dobinë e transformimit të thellë ku ka hyrë gjatë viteve të fundit, duke qenë gjithnjë e më shumë në lartësinë e pritshmërisë qytetare ndaj saj?”, shkruan Rama.

Në ceremoninë e dhurimit të mjeteve nga BE, ka marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministri Sandër Lleshaj dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. Rama e Lleshaj kanë falenderuar BE-në, e kanë thënë se tani do ndodh transformimi i Policisë së Shtetit.

(F.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama flota e re e policise policia e shtetit blen 110 furgone sander lleshaj edi rama flota e re e policise policia e shtetit blen 110 furgone sander lleshaj

Sondazh

Poll