Aktualitet

Manastirliu: Nga data 18 maj hapen spitalet për operacionet e planifikuara, po mendohet hapja e plotë pas COVID-19

11 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Manastirliu: Nga data 18 maj hapen spitalet për operacionet e planifikuara,

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga data 18 maj do të ketë hapje graduale të spitaleve për operacionet e planifikuara. Në një deklaratë për mediat, Manastirliu u shpreh se ky vendim është marrë pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekpertëve.

Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Koeficienti i riprodhimit paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar”, tha ministrja.

Ajo theksoi janë garantuar të gjithë shërbimet së i përket urgjencave kirurgjikale dhe patologjive malinje, dhe shtoi se po vlerësohet rikthimi në normalitet edhe i spitalit COVID2.

Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”, tha Manastirliu.

Në takimin me Ministren e Shëndetësisë kirurgët u shprehën se janë gati që shërbimi ti rikthyehet  në normailtetit, si fillim me kapacitete të reduktuara dhe më pas të vijojë puna normalisht në shërbim të qytetarëve.

Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për distancim social dhe higjenën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi”, tha Arben Gjata.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e spitaleve masat kunder covid 19 ogerta manastirliu hapja e spitaleve masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll