Aktualitet

FOTO-LAJM: Frikë jo! Kujdes jo e jo! Rama ‘xhiro’ në bulevard për të parë makinat e reja të Policisë, harron COVID-19

11 Maj 2020, 14:21 Nga DOSJA
FOTO-LAJM: Frikë jo! Kujdes jo e jo! Rama ‘xhiro’ në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër 196 automjetet e reja që i janë shtuar flotës së Policisë së Shtetit.

I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryepolici Ardi Veliu dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, Rama ka bërë një ecje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Siç duket edhe nga pamjet, frikë nuk ka pasur, e as kujdes jo e jo. Të katër zyrtarët e lartë kanë harruar se çfarë është distanca e sigurisë, për të mos folur për maskat e dorezat. 

Policia e Shtetit do ketë një flotë të re makinash. Një pjesë e makinave është blerë dhe një pjesë tjetër janë dhuruar nga BE. Rama e Lleshaj kanë falenderuar BE-në dhe thanë se do të nisë transformimi i Policisë së Shtetit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama makinat e reja te policise edi rama makinat e reja te policise

Sondazh

Poll