Aktualitet

Çështja e Teatrit Kombëtar, Veliaj: Nuk kemi para për godinën e re, por do marrim kredi

11 Maj 2020, 14:33 Nga DOSJA
Çështja e Teatrit Kombëtar, Veliaj: Nuk kemi para për

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sot për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe u shpreh se do të ketë një godinë të re. Në një intervistë në Syri Tv, Veliaj u shpreh se vendimi i qeverisë është i duhur dhe pronësia e truallit të Teatrit Kombëtar duhet të ishte e Bashkisë së Tiranës. Më tej ai shtopi se bashkia nuk ka para përt ë ndërtuar teatrin e ri, por do marrin kredi dhe do të vijojë puna për godinën e re.

“Këtu nuk ka asnjë sekret. Ramë dakord që do të marrim një kredi dhe qyteti do të ketë një teatër të ri, siç ka stadiumin e ri, bulevardin e ri, që janë bizhutë e qytetit. Për sa kohë Bashkia e Tiranës do të financojë teatrin e ri, fillimisht duhet ti kalojë prona që të bëjë investimin.

“Do ta bëjmë me kredi, jo me buxhetin e shtetit. Nuk i kemi paratë në arkë për këtë projekt. Hip se të vrava, zbrit se të vrara. Keq kur e bën publiku, keq kur e bën privati. Nevoja për një teatër kombëtar është e pashmangshme. Në momentin që nuk ke paratë në buxhet, i merr kredi. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Plani a ishte ta bëjmë me paratë e tjetrit, ra. Plani b, do e bëjmë me kredi”, deklaroi Veliaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise erion veliaj teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll