Aktualitet

Ndjekje e çmendur alla ‘Hollywood’ në rrugët e Pratos, shqiptari ndalohet vetëm nga të shtënat me armë, 32-vj

11 Maj 2020, 13:47 Nga DOSJA
Ndjekje e çmendur alla ‘Hollywood’ në rrugët e

PRATO– Një shqiptar është arrestuar në Itali. 32-vjeçari nga Shqipëria, u arrestua gjatë një ndjekje alla “Hollywood”, dhe arriti të neutralizohej vetëm në momentin kur efektivët e Policisë qëlluan gomën me armë.

Shqiptari ishte ndalur për një kontroll rutinë teksa po qarkullonte me makinën e tij tip “Volkswagen Passat”. Gjithçka po shkonte mire deri në momentin kur efektivët i kërkuan që të hapte bagazhin.

Pikërisht në këtë moment 32-vjeçari ndezi makinën dhe filloi të lërgohej me shpejtësi për t’ju larguar efektivëve duke rrezikuar edhe sigurinë e kalimtarëve dhe shoferëve të tjerë pasi injoroi tërësisht semaforët dhe kryqëzimet. Por “aventura” e tij përfundoi në momentin kur një efektiv qëlloi gomën e tij.

Sërish shqiptari nuk u ndal, braktisi makinën dhe filloi që të vraponte por u ndalua shpejt nga Policia. Në makinë shqiptari kishte 26 pako kokainë, dhe 4 kilogramë drogë tjetër. Bashkë me drogën në mjet u gjetën edhe 140 mijë euro. Pas kontrollit në makinë, kontrolle u ushtruan edhe në shtëpinë e tij. Atje u gjetën 30 mijë euro të tjera dhe gjashtë telefona celularë. Kokaina e kapur vlerësohet në rreth tre milionë euro.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të gjetur se nga vinte droga e sekuestruar dhe ku ishte destinacioni i saj.

Marrë nga La nazione

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll