Bota

Rekord rastesh të reja/ Infektohen 11.656 njerëz në 24 orët e fundit në Rusi nga Covid-19

11 Maj 2020, 11:15 Nga DOSJA
Rekord rastesh të reja/ Infektohen 11.656 njerëz në 24

RUSI– Rusia ka regjistruar një rekord të ri të të infektuarve me Covid-19. Në 24 orët e fundit në Rusi janë shënuar 11,656 raste të reja duke arritur në 221.344 në total. Pavarësisht se Rusia reagoi menjëherë pas shpërthimit të virusit në Kinë  duke mbyllur kufijtë me Kinën sërish nuk ka shpëtuar nga pandemia.

Sipas mediave të huaja deri më tani nurmi i të sëmurëve nga koronavirusi ka shkuar në  221.344 ndërsa kanë vdekur 2.009 të tjerë që prej fillimit të shpërthimit.

Me këtë rritje të ndjeshme të rasteve të reja që  publikohen nga “Johns Hopkins” tashmë Rusia është vendi më i goditur nga virusi pas  ShBA-së dhe Spanjës.

Autoritetet ruse konfirmuan se rritja e numrit të të infektuarve që prej një jave shpjegohet me faktin e rritjes së numrit të testimeve të kryera, 5,2 milionë, dhe jo nga përshpejtimi i përhapjes, prandaj dhe në vend niveli i vdekshmërisë.

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar  mbi  4 milionë  të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë.  Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar  1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,560 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,380.

Burimi: tass.com 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2020, 10:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha mund të mbetet në izolim për muaj dhe të mos kthehet kurrë në detyrë në vijën e parë të ftontit, pasi qeveria britanike kë...