Bota

Një poezi në shqip prej një Kryeministri të Italisë

11 Maj 2020, 11:04 Nga DOSJA
Një poezi në shqip prej një Kryeministri të Italisë

ITALI– Kjo poezi lirike është shkruar në arbërisht prej një themeluesi, revolucionari unifikues, Ministri të Brendshëm, Kryetari Parlamenti, dy herë Kryeministri të një shteti të madh europian, si Italia. Quhej Francesco Crispi...

Emrin e vet në këtë poezi origjinale e ka shkrue: “Nik Krie-Shpisë”, ashtu qysh e kanë quejtë në arbërisht bashkëfshatarët.

“Crispi” mandej asht italianizim i “Krye-shpisë”.

Të dashurës – Nik Krie-Shpisë

Bukuria tij të nxijti

sitë e rrùdhurin këshèt;

mosnjeri nkak, na të glet,

me sorós të tha: pò za.

 

Te di anët të volisë

pa-rrëfìeme trandafile

tij, e hjèshmeza kopile,

ftiriosura të là.

 

Kur u leve ajò të puthi,

e mbi buzën t’ënde ngjisi

kuqin bukur, çë potisi

më gjith t’ëmblit çë më ká.

 

Hire shumë të dhuroi,

të dhuroi ngá lipisi;

sá shërbise, çë ti s’di

bukurìeja të dha! 

Kur u rrite, e hjèshmja jime,

stisi tij atò di molla,

të përsisme edhe të holla,

çë të mblojën atë gji.

 Muo si nj’ëngjëll ti më duke,

zërthin ké i rrgjëndë, i lartë,

e nga trim të bunet jart,

sa të sheh; e mirë e di.

 Kjo vjershë u botue së pari herë në gazetën “Arbri i Ri”* (La Giovane Albania). Vjeti I. N. II. 1 Maj 1887, 

*(Arbri i Ri – 1887) – Revistë e përmuajshme shqip dhe italisht e drejtuar prej Françesko Stasi Petës dhe Zef Skiroit. Numri i parë doli më 31.3.1887 në Palermo, vijoi tre numra. Botoi shkrime nga autorë arbëreshë si Zef Serembe, Françesko Krispi, Glaviano etj, pjesë nga Jul Variboba, nga “Kënka e sprasme e Balës” e Gavril Darës së Ri, përralla nga K. Xhentile Mandala, një studim të Gustav Majerit për shqiptarët, etj.

Marrë nga radiandradi.com 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2020, 10:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha mund të mbetet në izolim për muaj dhe të mos kthehet kurrë në detyrë në vijën e parë të ftontit, pasi qeveria britanike kë...