Bota

“Unë luaj shqip” Nisma e pianistit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Artistët e huaj të njohin muzikën shq

11 Maj 2020, 10:40 Nga DOSJA
“Unë luaj shqip” Nisma e pianistit shqiptar në Shtetet e

SHBA- Pianisti Dr. Redi Llupa, tashmë ambasador i muzikës klasike shqiptare në SHBA, ka ndërmarrë nismën “Unë luaj shqip”, me anë të së cilës synon të promovojë krijimtarinë muzikore të kompozitorëve shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë.

“Unë luaj shqip” vjen si iniciativë në vazhdën e përkushtimit të tij ndaj muzikës klasike shqiptare duke vepruar si rrjet bashkëpunimi dhe promovimi në mbështetje të zhvillimit të karrierës akademike dhe artistike së artistëve shqiptarë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se njëherësh, kjo nismë ka si synim të veprojë si pikë lidhjeje në dobi të njohjes së artistëve dhe studiuesve të rinj shqiptarë kudo ndodhen, si dhe thur një rrjet miqësie me një shtrirje të gjerë ngjyrash bashkëpunimi.

Dr. Llupa është pjesë e kërkuesve të rinj shkencorë të diasporës shqiptare. Si artist i përkushtuar ndaj muzikës klasike shqiptare, ai synon që artistët dhe akademikët e huaj të njohin muzikën e vendit të tij, duke e studiuar dhe mbajtur për të barabartë si të gjithë repertorët botërorë klasikë.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora diaspora shqiptare unë luaj shqip diaspora shqiptare unë luaj shqip

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2020, 10:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha mund të mbetet në izolim për muaj dhe të mos kthehet kurrë në detyrë në vijën e parë të ftontit, pasi qeveria britanike kë...