Sport

“Dhashë rryshfet që të luaja në Botërorin e vitit 2014”, Futbollisti tregon të pathënat e tij: Dy ditë para se të d

10 Maj 2020, 18:36 Nga DOSJA
“Dhashë rryshfet që të luaja në Botërorin e vitit

NIGERI- Ish- sulmuesi i Nigerisë, Chinedu Obasi, zbulon se ai ka dhënë rryshfet për të qënë pjesë e Kombëtares në Botërorin e vitit 2014. 33-vjeçari rrëfen se pasi mësoi se nuk do të luante në Brazil, dikush i kërkoi që të jepte para për të ndryshuar listën e lojtarëve të Nigerisë që do të përfaqësonin shtetin afrikan në Botërorin e 2014-ës.

“Pra, dy ditë para se të dilte lista, mua më kërkuan të paguaj ca para nëse doja të isha në ekip,” shtoi ai.

Obasi, i cili fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 dhe luajti në Kupën e Botës 2010, supozohej të luante në Kupën e Botës,

“Ndjeva sikur kisha paguar taksat për vendin tim , atë kohë po luaja në Ligën e Kampioneve me Shalke 04 dhe gjithçka po shkonte mirë. Në fund të sezonit, mora ftesë për ndeshjet përgatitëse me Nigerinë. Dy ditë pasi doli lista, m’u kërkua që të jepja para për të qenë pjesë e kombëtares në Kupën e Botës në Brazil”, rrëfen Obasi.

Agjencitë antikorrupsion të Nigerisë po hetojnë zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të udhëhequr nga presidenti Amaju Pinnick pasi akuzat “me peshë” bien kundër tyre.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kupa e botes 2014 nigeri obasi kupa e botes 2014 nigeri obasi

Sondazh

Poll