Bota

Frikë sërish në Kinë/ Shtohen rastet e reja me Covid-19, mbyllet qyteti ku u shënuan 11 të infektuar

11 Maj 2020, 10:29 Nga DOSJA
Frikë sërish në Kinë/ Shtohen rastet e reja me Covid-19,

KINË– Kina, vendi ku shpërtheu virusi në fund të dhjetorit të 2019 teksa ka qenë në një situatë të qetë të Covid-19 prej të paktën 1 muaji sërish janë  konfirmuar raste të reja. Në këtë mënyrë situata është përkeqësuar sërish duke krijuar panik tek qytetarët .

Mediat e huaja kanë bërë me dije se numri i të infektuarve me koronavirus në Kinë është rritur sërish. Për shkak të përkeqësimit të situatës Kina ka vendosur që të mbyll qytetin Shulan.

Në Shulan janë konfirmuar 11 raste të reja gjatë ditës së kaluar, ku të gjitha mendohet të kenë lidhje me rastin e një grua të infektuar e cila punonte në një lavanderi.

45-vjeçarja e cila ka infektuar burrin e saj, motrat dhe disa anëtarë të tjerë të familjes, thuhet se nuk ka pasur histori udhëtimi së fundmi. Të gjitha vendet publike nëpër qytet janë mbyllur dhe banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. Transporti publik është pezulluar dhe qyteti i Shulan është klasifikuar si vend me rrezik të lartë për përhapjen e virusit.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2020, 10:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha mund të mbetet në izolim për muaj dhe të mos kthehet kurrë në detyrë në vijën e parë të ftontit, pasi qeveria britanike kë...