Politike

Meta kthen në Kuvend ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë: Cënon parimet kushtetuese

11 Maj 2020, 08:38 Nga DOSJA
Meta kthen në Kuvend ligjin për prokurimet në fushën e

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Meta thekson se ky ligj që në thelb ka procedurën për furnizimin me pajisje ushtarake, të klasifikuara, mallra apo shërbime cënon parimet e rëndësishme kushtetuese. Sipas presidentit ky ligj shmang procedurat e hapura për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe ul ndjeshëm mundësinë e biznesit vendas për pjesëmarrje.

Njoftimi i Presidencës:

Mungesa e përcaktimit të qartë të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket objektit jo shterues të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas tij, cenon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, barazisë përpara ligjit, me pasojë diskriminimin e operatorëve të ndryshëm në treg, duke rritur mundësitë për dëm ekonomik ndaj financave të shtetit. Krijon hapësira për përdorimin e procedurave që përcakton ky ligj, edhe për mallra e shërbime që jo domosdoshmërisht lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen. Një gamë më të gjerë mallrash dhe shërbimesh, që jo domosdoshmërisht lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë. Duke bërë që të ketë një trajtim jo të barabartë dhe diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë në treg, ndryshe nga sa deklarohet në objektivat e kësaj nisme në relacionin shoqërues. Kjo mungesë qartësie, krijon një hapësirë për intepretim në praktikë duke i dhënë një mundësi të pakufizuar autoritetit kontraktor, që për prokurimin e një malli apo shërbimi, mundet në mënyrë abuzive ta kategorizojë atë si të lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë, për të futur prokurimin nën një regjim të posaçëm ligjor, e të krijojë përjashtime pa shkaqe të përligjura. Kjo mundësi që krijon Kuvendi përmes kësaj dispozite, përbën edhe gabimin më të rëndë në procesin legjislativ, pasi krijon hapësirë për shpërdorimin e fondeve publike, nën mbulimin e përjashtimit ligjor. Pikërisht ky është nga ato raste kur Kuvendi me një zgjedhje të keqmenduar ligjore i hap rrugën praktikave me risk të lartë korruptiv dhe klientelist.

Së fundmi Meta ka dekretuar  4 ligje, mes tyre faljen e gjobave gjatë pandemisë. Tashmë të gjitha gjobat e vendosura deri në datën 17 prill, për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19, janë falur. Kështu ata që kanë paguar gjobat do iu kthehen lekët mbrapsht.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ilir meta ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Sondazh

Poll