Aktualitet

Lajm i mirë nga Kruja/ Në 24 orët e fundit, asnjë rast pozitiv

11 Maj 2020, 07:00 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Kruja/ Në 24 orët e fundit, asnjë rast

Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se orët e fundit janë kryer 58 testime, por asnjë person nuk ka rezultuar i infektuar. Duke iu referuar ISHP-së, Kruja është vendi i dytë në vend për numrin e të infektuarve, pasi janë aktualisht 58 të prekur.

Javët e fundit, fasoneritë në Krujë kanë qenë vatra të “nxehta” infeksoni, pasi në to janë infektuar me dhjetëra punonjës dhe kontakte të tyre.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 12 raste të reja, pas testimit të 170 personave të dyshuar. Harta është zgjeruar me 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Në total kanë fituar betejën me COVID-19 650 qytetarë, ose 75% e të prekurve. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe numri i total i personave që kanë humbur jetën është 31.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll