Aktualitet

Rrethohet Nikla, policia zbarkon në zonën e Krujës, kontroll masiv për kanabis dhe persona të shpallur në kërkim

11 Maj 2020, 07:04 Nga DOSJA
Rrethohet Nikla, policia zbarkon në zonën e Krujës, kontroll

KRUJË– Efektivët e policisë së Krujës, forca të policisë së Durrësit dhe nga Drejtoria e Përgjithme e Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në Nikël të Krujës, për të kryer kontrolle masive në të gjithë zonën.

Mësohet se në fokus të uniformave blu është gjetja dhe asgjësimi i fidanëve të kanabisit dhe të kapjes së personave të shpallur në kërkim.

Operacioni është në vijim e sipër dhe ende nuk dihet nëse është gjetur ndonjë lëndë narkotike, apo nëse është kryer ndonjë arrestim. 

Kontrolle të shumta po kryhen në sera dhe në tunele në fshatrat e Krujës, që janë zona ku janë pikasur edhe më parë fidanë të mbjellë kanabisi. 

Muajt e fundit janë shënuar disa zjarrvënie të qëllimshme, për të lrijuar hapësirë për mbjelljen e lëndëve narkotike.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje nikël operacion anti droge ne nikel kruje nikël operacion anti droge ne nikel

Sondazh

Poll