Aktualitet

Gazetari Nebil Çika: Torturat çnjerëzore të hetuesit të sigurimit Bujar Sheshi, sot anëtar i KLP-së (Video)

28 Mars 2019, 10:36 Nga DOSJA
Gazetari Nebil Çika: Torturat çnjerëzore të hetuesit

TIRANË– Bujar Sheshi është tashmë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por sipas gazetarit Nebil Çika, Sheshi është i përfshirë në skandale politike dhe nuk duhet të kishte asnjë rol në sistemin e drejtësisë.

Çika ka ripublikuar në faqen e tij në Facebook, një dokument të vjetër, i cili sipas gazetarit vërteton se Bujar Sheshi ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i Sigurimit të Shtetit.

Në dokument shihet dëshmia e të burogsurit politik Petraq Xhaçka.

Torturat çnjerzore te hetuesit te sigurimit Bujar Sheshi. Deshmia e te burogsurit politik Petraq Xhaçka per tortuarat çnjerore ne hetuesi e hetuesit te sigurimit Qemal Lame ,Reshat Leskaj e Bujar Sheshi , prej te cilave eshte detyruar te firmos kete dokument e te prarnoje se ai dhe koleget e tij inxhiniera nafte , ishin “agjent sevjetikë” .

Torturuesi eshte zgjedhur ne kupolen drejtuese të prokurorise KLP . Ja pse e ashtuqujatuara “reforma në drejtesi” eshte nje kapje e drejtesise nga komunistet dhe sigurimi i shtetit qe ne cdo sjtet normal duhet te ishin në burg per krime kunder njerëzimit. Ps, Shiko fillimin e videos,”- shkruan Çika ndërkohë që ka vendosur edhe linkun e një videoje ku shihet me zë dhe me figurë dëshmia e të burgosurit politik.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anetar i klp bujar sheshi i burgosur politik nebil cika anetar i klp bujar sheshi i burgosur politik nebil cika

Sondazh

Poll