Aktualitet

Shaksha dhe tymuese në protestë, Policia thirrje Gazmend Bardhit: Merrni masa

28 Mars 2019, 10:06 Nga DOSJA
Shaksha dhe tymuese në protestë, Policia thirrje Gazmend Bardhit:

TIRANË- Opozita e bashkuar po zhvillon protetën e saj para Kuvendit, ku ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Gjatë protestës ka pasur hedhje të shashkave dhe tymueseve, dhe për këtë policia ka bërë thirrje që të mos vijohet me këto veprime.

Me megaofon punonjësit e uniformave blu i janë dretuar Gazmend Bardhit si organizator i protestës që të marrë masat që protestuesit të ndërpresin menjëherë këto veprim.

THIRRJA E POLICISË

Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë

Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.

I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i  tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend bardhi shashka ne proteste thirrja e policise tymuese ne proteste gazmend bardhi shashka ne proteste thirrja e policise tymuese ne proteste

Sondazh

Poll