Bota

Po i jepte makinës në gjendje të dehur, aktori turk bën aksident,  përplas me makinë motorçiklistin

10 Maj 2020, 15:23 Nga DOSJA
Po i jepte makinës në gjendje të dehur, aktori turk bën

TURQI-Aktori i njohur  Burak Deniz i cili  është pjesë e serialeve “Muratit” dhe “Dashuria nuk njeh fjalë”, ka bërë aksident.Sipas mediave të huaja raportohet se përplasur një motorçiklist teksa udhëtonte me makinën e tij.

Ngjarja është kapur nga kamerat e rrugës, ndërkohë policia e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje ka thënë se ai po drejtonte makinën në efektin alkolit.Fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur të vdekur dhe të plagosur rëndë.

Po ashtu mësohet se aktori kishte edhe një problem në shpatull duke bërë atë që të humbte kontrollin gjatë drejtimit të automjetit.

Autoritetet vendase kanë bërë me dije se Burak Deniz u dënua me marrje patente për 6 muaj dhe një gjobë prej 1.228 lira turke. Aktori së shpejti do të dalë para gjykatës e ndërkohë policia po merret me hetimet e aksidentit.

Burimi:cnnturk.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota burak deniz turqi burak deniz turqi

Sondazh

Poll