Bota

‘Shokon’ aktorja Miriam Margolyes me deklaratën e saj: Dëshiroja që Boris Johnson të vdiste

10 Maj 2020, 09:55 Nga DOSJA
‘Shokon’ aktorja Miriam Margolyes me deklaratën e saj:

BRITANI – Aktorja e njohur e filmit ‘Harry Potter’, Miriam Margolyes, ka habitur me daklaratën e saj në emisionin  “The Lest Leg” që u transmetua online. Ajo ka ‘shpërthyer’ keq kundër  kryeministri i Britanisë Boris Johnos duke thënë se dëshironte që  të vdiste, nga pandemia e koronavirusit.

“ Një turp, një skandal, e pata shumë të vështirë të mos e dëshirojë vdekjen e Boris Johnsonit”, u shpreh ajo.

Aktorja, 78 vjeçare kur e pyet se si e kishte menaxhuar situatën Johnson, ajo tha se nuk  dëshironte të bëhej mirë një person që dëshironte vdekjen e të tjerëve, e sipas saj edhe pse Boris është shëruar nuk është bërë njeri i mirë. Më tej, Margolyes shtoi se kur e mendoi më mirë, e kuptoi se sa keq tingëllon kur uron vdekjen e dikujt.

Nuk dua të jem ai lloj njeriu që dëshiron vdekjen e të tjerëve, ndaj urova që të bëhej më mirë. Por ndonëse kjo ndodhi vërtet, ai nuk u bë më mirë si qenie njerëzore”, ka shtuar aktorja.

Pohimet e saj nuk u pritën mirë nga publiku duke shkatuar polemika të forta. Shumica e u shprehën thellësisht të indinjuar nga të tilla deklarata, por pati dhe komentues që thanë se e respektonin sinqeritetin e thellë të aktores, ndërsa dikush u shpreh në rrjetet sociale se pas kësaj e konsideron atë “ një thesar kombëtar”.

Kujtojmë se Boris Johnson ishte prekur nga koronavirusi ku iu nënshtrua edhe kujdesit intensiv. Por fatmirësisht pas disa javëve ai u shërua dhe tashmë është në krye të detyrës.

Burimi: nzherald.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnos miriam margolyes boris johnos miriam margolyes

Sondazh

Poll