Bota

Conte jep lajmin e madh për italianët: Pushimet verore nuk do t’i bëni në karantinë

10 Maj 2020, 12:35 Nga DOSJA
Conte jep lajmin e madh për italianët: Pushimet verore nuk do

ITALI-Kryeministri italian Giuseppse Conte, ditën e sotme ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët italianë për muajt a erdhshëm dhe për pushimet verore, pasi më shumë se tre muaj Italia ka qenë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Conte ka thënë se bukuria e natyrës së Italisë nuk do të shikohet nga karantina, por megjithatë të gjitha rregullat për kujdes nga Covid-19 duhet të zbatohen.

“Këtë verë nuk do të qëndrojmë nëpër ballkone dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në male, të shijojmë qytetet tona, por edhe nëse do ta bëjmë këtë gjë do të duhen rregulla dhe kujdes”, u shpreh Conte.

Po ashtu ai ka folur edhe për ekonominë  e vendit duke thënë që Italia është goditur rëndë duke shprehur se rënie ka pasur edhe në prodhim bruto.

Burimi;ilgiornale.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppse conte koronaviruis ne itali giuseppse conte koronaviruis ne itali

Sondazh

Poll