Bota

3 muaj përballë luftës. Mjekët në SHBA shpërblehen, kompania ‘Hyatt’ dhe ‘American Airlines’ siguron pushimet e 4

10 Maj 2020, 12:55 Nga DOSJA
3 muaj përballë luftës. Mjekët në SHBA

SHBA– Mijëra punonjës të sptaleve të Nju York-ut po shpërblehen për punën e vështirë që kanë bërë gjatë kësaj periudhe duke qenë se ata kanë qenë të parët në vijën e ‘luftës’.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se më shumë se 4 mijë punonjës spitali, përfshirë mjekë, ndihmësmjekë, infermierë, punonjës sanitarë dhe të ekipeve të ushqimit, në spitalet Elmhurst të Nju Jorkut, do të bëjnë pushime falas shpenëzimet e të cilave janë tësiguruara nga ‘Hyatt’ dhe ‘American Airlines’.

Të dy këto kompani, kanë bashkëpunuar me njëra tjetrën në mënyrë që të surprizojnë herojtë e kësaj lufte dhe t’i ndihmojnë ata që të rrinë me të afërmit e tyre dhe të cclodhen. Ata kanë përzgjedhur Karaibet dhe disa vende të SHBA-së

Ndërkohë punonjësit janë shprehur shumë mirënjohës dhe shumë të lumtur për shuratën që kanë marrë.

Deri më tani më shumë se 333 mijë persona në Nju Jork janë prekur nga koronavirusi dhe mbi 26 mijë të tjerë kanë humbur jetën. Që nga momenti që pandemia u shfaq dhunshëm në Nju Jork, stafi mjekësor atje është përballur me një ritëm të çmendur pune për të trajtuar rastet e shumta që paraqiteshin.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll