Bota

Amarilda Stefa flet për organizatën “Welcome to the UK”: Është në mbështetje të 50 familjeve shqiptare që pr

10 Maj 2020, 13:49 Nga DOSJA
Amarilda Stefa flet për organizatën “Welcome to the UK”:

BRITANI- Shqiptarja Amarilda Stafa, e cila jeton prej tetë vitesh në Britaninë e Madhe, në një intervistë për emisonin ‘Rudina” tregon për themelimin dhe veprimtarinë e organizatës “Welcome to the UK”,  e cila synon të ndihmojë komunitetin shqiptar në këtë vend.

Ajo tregon se iniciativa për themelimin e kësaj organizate erdhi si një nevojë për të ndihmuar të gjitha ato familje që fillojnë jetën e tyre në Angli.

“Unë u ndjeva shumë keq kur erdha këtu dhe fillova të bëj kërkimet e mia se ku mund të shkoja dhe të gjeja një organizatë, e cila ndihmonte familjet e reja që kishin vendosur të jetonin në Angli, por nuk gjeta asnjë pas kërkimeve të mia. Të gjitha organizatat, janë me qindra në Londër, por jo në qytetin ku unë jetoja dhe e pashë si nevojshmëri pasi ka një përqindje të lartë të emigrantëve ose të familjeve të sapo ardhura në qytet. Kështu fillova hapat e mia në 2014 e nisëm si një friendship grup ndërsa sot jemi një organizatë joqeveritare dhe jemi shumë aktivë në qytetin ku jetojmë”, u shpreh ajo.

Më tej, Stafa tregon se organizata “Welcome to the UK” mbështet mbi 50 familje shqiptare si dhe anëtarët e tjerë të komunitetit përmes një sërë aktivitetesh si ofrimin e mësimit të gjuhës angleze dhe konsultimit për çështje të ndryshme.

Së fundmi, gjatë situatës së pandemisë, ata ka shpërndarë dhe ndihma për familjet në nevojë.

Intervista e plotë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora amarilda stafa britani amarilda stafa britani

Sondazh

Poll