Bota

Më qëllim motivimin e njerëzve. Rrokeri italian xhiron klipin e këngës  “Amore Adesso!”, në sheshin bosh të Venecias

10 Maj 2020, 10:12 Nga DOSJA
Më qëllim motivimin e njerëzve. Rrokeri italian xhiron klipin e

ITALI-Rrokeri i njohur italian, Zucchero Fornaciari, ka publikuar videoklipin e këngës “Amore Adesso!”, të cilin e ka xhiruar në sheshin bosh të San Marcos në Venecia.

Shëshi i Venecia është një prej shesheve më të vizituara në botë, i cili për shkak të pandemisë ka mbetur bosh, e ndërsa në kushte normale ishte plot më turistë nga e gjithë bota.

64-vjeçari ka kënduar për dashurinë e ndërkohë  bëhet me dije se klipi është xhiruar në fillim të majit dhe disa ditë më pas është publikuar në kanalin e tij në YouTube.

Këngëtari i rrokut jo më kot ka zgjedhur të bëj vidoklipin në këtë shesh pasi sipas tij për të ka një rëndësi shumë të madhe dhe nëpërmjet videos ka dashur që të motivojë bashkëkombësit e tij që të jenë të guximshëm dhe të mos e humbin shpresën gjatë kësaj periudhe.

“Amore Adesso!” është versioni italian i këngës “No Time For Love Like Now” të muzikantëve amerikanë, Michael Stipe (nga grupi “REM”) dhe Aaron Dessner (nga grupi “The National”).

Burimi;ilmessaggero.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali zucchero fornaciari koronavirusi ne itali zucchero fornaciari

Sondazh

Poll