Sport

Fabio Cannavaro zgjedh trajnerin perfekt, përmend dy emrat më pikantë në futboll

9 Maj 2020, 19:47 Nga DOSJA
Fabio Cannavaro zgjedh trajnerin perfekt, përmend dy emrat më

Fabio Cannavaro po bëhet gati për lëvizjen e radhës. Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Juventus aktualisht po punon si trajner i Guangzhou Evergrande në Kinë.

Italiani ka zbuluar për Sky Sport UK se ëndërron të punojë në Premier League, ose të paktën të rikthehet në një ligë europiane. “Dua të rritem në Kinë, por synimi është Europa. Më tërheq Anglia, kanë super atmosferë atje”.

I pyetur kë konsideron si trajnerin e përkryer, ai është përgjigjur: “Sigurisht, ai që ka mentalitetin e Jurgen Klopp dhe kulturën e futbollit të Pep Guardiolës. Besoj se në fushë duhet të ketë gjithmonë intensitet”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cannavaro juventus real madrid cannavaro juventus real madrid

Sondazh

Poll