Sport

Koronavirusi prish planet e klubeve, kjo është lista e lojtarëve që nuk shiten dot në verë

9 Maj 2020, 17:05 Nga DOSJA
Koronavirusi prish planet e klubeve, kjo është lista e lojtarëve

Klubi që po vuan më shumë pasojat e koronavirusit është Barcelona. Mediat spanjolle dhe jo vetëm raportojnë që klubi katalanas ka probleme ekonomike, të cilat do të bëhen më të dukshme në merkaton e verës.

Barcelona po bëhej gati të shiste disa lojtarë mjaft të shtrenjtë, që të blinte dy sulmues, Neymar dhe Lautaro Martinez. Kjo dëshirë e drejtuesve mund të ndalet këtu, sidomos ajo për brazilianin. 222 mln eurot që Barcelona donte të paguante deri para disa muajsh tani janë utopike. Paratë thjesht nuk janë më në arkë pas krizës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe vlera e lojtarëve që Barcelona donte të shiste tashmë është më e ulët. Më poshtë, po shkruajmë një listë me lojtarët të cilët ishin bërë gati të shiteshin në verë, por vështirë se do të ndodhë prej krizës.

Neymar (PSG)
Saul Niguez (Atletico Madrid)
Harry Kane (Tottenham)
Kepa Arrizabalaga (Chelsea)
Kai Havertz (Bayer Leverkusen)
Thomas Lemar (Atletico Madrid)
Ousmane Dembele (Barcelona)
Ivan Rakitic (Barcelona)

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona coronavirus merkato barcelona coronavirus merkato

Sondazh

Poll