Sport

Klubi i Bundesligës ka dy lojtarë të prekur, shtyhet ndeshja e programuar për javën tjetër!

9 Maj 2020, 19:41 Nga DOSJA
Klubi i Bundesligës ka dy lojtarë të prekur, shtyhet ndeshja e

Bundesliga 2 duket se nuk do të nisë ashtu si mendohej. Koronavirusi vazhdon të jetë problem në Gjermani, pasi Dynamo Dresden ka bërë testet e fundit për Covid-19 dhe ka marrë një lajm të keq.

Klubi gjerman ka njoftuar se gjithë skuadra e tyre do të izolohet për dy javët e ardhshme, pasi dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë. Ata janë prekur nga virusi famëkeq dhe nuk luajnë dot futboll, plus që mund të infektojnë shokët apo kundërshtarët.

Kjo do të thotë se ndeshja e planifikuar për fundjavën e ardhshme kundër Hannover-it do të shtyhet. Duhet parë se cili do të jetë vendimi i radhës i federatës gjermane për këtë situatë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga dynamo dresden gjermani bundesliga dynamo dresden gjermani

Sondazh

Poll