Sport

E quajti njeri negativ, Mario Balotelli i përgjigjet Chiellinit: Mund të ma thoshe përballë si burrat, ke pasur gjithë ato

9 Maj 2020, 15:16 Nga DOSJA
E quajti njeri negativ, Mario Balotelli i përgjigjet Chiellinit: Mund

ITALI-“Mario Balotelli është një njeri negativ, që nuk ka respekt për grupin. Në një ndeshje të Kupës së Konfederatave në 2013-ën, nuk bënte asgjë për të na ndihmuar”, ka shkruar Giorgio Chiellini në biografinë e tij dhe i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i sulmuesit italian.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Balotelli ka ironizuar me kapitenin e Juventusit, duke i kujtuar se po të ishte burrë i vërtetë, do t’ia kishte thënë në sy dhe shumë më herët këto mendime.

“Unë të paktën kam sinqeritetin dhe kurajën t’i them gjërat në sy. Ti që prej 2013-ës ke pasur shumë mundësi për t’i thënë këto dhe për t’u sjellë si një burrë i vërtetë, por nuk e bëre. Kush e di çfarë do thuash një ditë, për shokët aktualë të skuadrës, kapiten i çuditshëm. Nëse kjo do të thotë të jesh një kampion, atëherë preferoj të mos jem. Për fanellën e Italisë kam pasur gjithmonë respekt maksimal”, shkroi Balotelli.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport balotelli chiellini futbollisti italian balotelli chiellini futbollisti italian

Sondazh

Poll