Sport

Serie A po pushtohet nga koronavirusi, Ministri i Shëndetësisë jep lajme të këqija

9 Maj 2020, 15:51 Nga DOSJA
Serie A po pushtohet nga koronavirusi, Ministri i Shëndetësisë

Serie A mund të mos rikthehet këtë muaj. Situata dukej më pozitive deri para pak ditësh, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Fiorentina, Sampdoria dhe Torino kanë lojtarë të prekur nga koronavirusi, ashtu si edhe Milani.

Ministri i Shëndetësisë, Vincenzo Spadafora, nuk nxitohet aspak. Pavarësisht kritikave dhe ndonjë sulmi nga bota e futbollit, ai e sheh si diçka shumë problematike këtë fakt dhe nuk do të marrë vendime të pakonsultuara.

“Lajmi i infektimit të disa lojtarëve të skuadrave të Serisë A nuk na bën mirë rreth shpresave për të rifilluar. Për sa kohë që nuk do e kuptojmë evolucionin shëndetësor, nuk mund të japim një përgjigjë të caktuar rreth rifillimit të kampionatit”, është shprehur ai.

“Nuk na ndihmon ajo që ka ndodhur në 24 orët e fundit. Fjala e duhur është maturi, kjo ka qenë kryefjala edhe në takimin e fundit me komitetin tekniko-shkencor”, ka shtuar Spadafora.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport infektimi serie a spadafora infektimi serie a spadafora

Sondazh

Poll