Sport

Lojtarët kanë muaj pa u paguar, reagon Sindikata e Futbollistëve: Koha për kontrata kolektive

9 Maj 2020, 15:43 Nga DOSJA
Lojtarët kanë muaj pa u paguar, reagon Sindikata e Futbollistëve:

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, drejtuar nga Andi Lila, sot ka zhvilluar një takim, ku kryesisht janë diskutuar problemet e futbollistëve shqiptarë me pagat. Nuk është sekret që shumica e klubeve në vendin tonë nuk janë fare korrekte me pagat. Madje, shpesh ka edhe gjoba krejtësisht të pavend, kur rezultatet nuk janë pozitive.

Sindikata ka bërë një reagim zyrtar, duke iu referuar edhe kohës së vështirë që po kalon kjo industri në kushtet e pandemisë.

“Sot u zhvillua një takim me futbollistët të ekipeve të Kategorisë Superiore, me të cilët u diskutuan problemet që kanë sot futbollistet shqiptarë. Kryesorja ishte ajo e problemit të pagave, situatë e cila nuk ka lindur gjatë periudhës së pandemisë, por që është rënduar më shumë në periudhën e pandemisë.

Nga futbollistët jemi vënë në dijeni se prej disa muajsh nuk paguhen, ndërsa në këtë periudhë mosdhënien e pagave presidentet e kanë justifikuar me problemin e pandemisë.

Në këtë takim u vendos që prioriteti kryesor i futbollistëve shqiptarë do të jetë nënshkrimi i kontratës kolektive midis FSHF dhe Sindikatës, me qëllim që problemet e konstatuara në këtë mbledhje të marrin zgjidhje një herë e përgjithmonë.

Për këtë arsye u përcaktua një kalendar veprimi, si dhe hapat gradualë që do të ndërmarrë Sindikata për realizimin e objektivit të saj”, shkruan SFPSH pas mbledhjes.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf futboll pagat sindikata fshf futboll pagat sindikata

Sondazh

Poll