Sport

“Lazio si The Avengers. Unë jam Spiderman”, Strakosha flet për rikthimin në stërvitje: Do të gjejmë ritmin

9 Maj 2020, 15:54 Nga DOSJA
“Lazio si The Avengers. Unë jam Spiderman”, Strakosha flet

ITALI–  Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare ka folur ditën e sotme për Lazio Style Radio, gardiani i Lazios tregoi për periudhën e karantinimit dhe rikthimit në stërvitje me grupin në qendrën stërvitore Formello.

”Nuk ishim mësuar me të gjitha këto. Të shikosh barin, shokët e ekipit dhe trajnerin, është një gjë e bukur . Ne jemi si Avengers – shtoi ai -. Radu është Hulk, Thor kemi vendosur Acerbin. Captain America është Lulic, Iron-Man ne i themi Luis Alberto sepse ai është i saktë për gjithçka. Haëkeye kemi vendosur Adam Marusic. Unë? Unë bëj Spiderman”.

Sa i përket rifillimit  të kampionatit dhe objektivave ​​të Lazios, Strakosha i ka idetë e qarta.

“Pushimi do të ketë efektin e tij, por duhet ta kuptojmë se është një çështje mendore – shpjegoi ai – Nëse kthehemi me kokën atje ku e kemi lënë, së shpejti do ta gjejmë ritmin dhe do të kthehemi tek sukseset”. Ndeshje me dyer të mbyllura? Të luash pa tifozë është një nga gjërat më të këqija që ka futbolli – përfundoi ai -. Por është një moment i vështirë për të gjithë botën. Duam të fillojmë përsëri, por pa vënë në rrezik askënd për  fajin tonë “. Përfundoi portieri.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio portieri shqiptar strakosha lazio portieri shqiptar strakosha

Sondazh

Poll