Sport

1 orë takim Ministri-FSHF, futbollistët nuk do të testohen për koronavirusin se nuk ka tamponë! Ja kur pritet vendimi zyrta

9 Maj 2020, 11:27 Nga DOSJA
1 orë takim Ministri-FSHF, futbollistët nuk do të testohen

Sot, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bë një takim me drejtues nga Federata Shqiptare e Futbollit. Takimi zgjati rreth një orë dhe u fol për rinisjen e kampionateve të futbollit.

Problemi kryesor i diskutuar ishte mungesa e tamponëve dhe duket se nuk do të ketë testime për futbollistët, edhe pse teorikisht lojtarët dhe stafet e klubeve do të kontrollohen herë pas here.

Përgjigjja e Ministrisë për datën e saktë të vijimit së sezonit futbollistik pritet të jepet për disa ditë. Komiteti Teknik i Koronavirusit pajtohet me draft-protokollin sanitar të FSHF-së dhe mbase të hënën do të kemi lajme të reja.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf komiteti ministria fshf komiteti ministria

Sondazh

Poll