Sport

FOTO/“Të gjithë e duan murin shqiptar”, prestigjozja spanjolle ngre në qiell Marash Kumbullën: Ndaloi Ronaldon, është

9 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA

SPANJË-Marash Kumbulla vazhdon që të bëj një jehonë të madhe në mediat sportive, ndërsa ka interesin e shumë klubeve të njohura. Këtë herë mbrojtësi shqiptar ka bërë jehonë në Spanjë, atje ku prestigjozja “Mundodeportivo” e hap artikullin e saj me: “Murin shqiptar e duan të gjithë, ka luftë për të në Itali”. Në artikull lexohet se skuadra që e kërkon me ngulm është Interi, por pa harruar Napolin dhe Juventusin,megjithëse zikaltërit janë në avantazh pasi për momentin mendohet se kanë ofruar 30 milionë euro, një shifër që presidenti i Veronës nuk mund ta refuzojë. Prestigjozja spanjollë shkruan se futbollisti shqiptar është një nga qendër-mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.

“Kumbulla nuk është vetëm një mur që mbron zonën në një mijë çudira dhe mbyll çdo hapësirë ku fut ujë, është i guximshëm, braktisë shpesh herë pozicionin e tij,ai e bën me vendosmëri dhe intuitë, duke shfrytëzuar në maksimum kapacitetin e tij, madje ai parashikon mirë edhe lëvizjen e kundërshtarit”.

Gjithashtu në median spanjolle përmendet edhe ndeshja Verona-Juventus 2-1, pak para se të mbyllej Seria A për shkakun e COVID-19. Atje Kumbulla ka shkëlqyer, duke shënuar një gol që u anullua për pozicion jashtë loje dhe duke fituar penalltinë që i dha tre pikët Veronës. “Mundo Deportivo” shkruan se kjo ishte prova e vërtetë për Kumbullën, pasi arriti që të fitonte shumë duele personale me Cristiano Ronaldon. duke demonstruar se ai tashmë është i përgatitur të ndërmarrë beteja të mëdha.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti shqiptar kumbulla media spanjolle per shqiptarin futbollisti shqiptar kumbulla media spanjolle per shqiptarin

Sondazh

Poll